You are here
Home > Futboll Bota > Kabashi firmos me Barcelonën deri në 2021, klauzola e largimit shkon deri në…100 milionë euro

Kabashi firmos me Barcelonën deri në 2021, klauzola e largimit shkon deri në…100 milionë euro

Labinot Kabashi është një prej lojtarëve më të rinjë shqiptar, për të cilin të gjithë opinionistët sportiv shprehen se do të ketë një të ardhme të madhe. Talenti shqiptar ka qënë pjesë e skuadrave zinxhirë të akademisë së Barcelonës, teksa aktualisht është pjesë e skuadrës U-19 të tyre, ku me këta të fundit ka mundur të marrë pjesë edhe në “Champions League” të të rinjve.

Ditën e djeshme ka rinovuar kontratën me ekipin katalanas, ku do të jetë pjesë e tyre deri në qershorin e vitit 2021. Në këtë kontratë të re që firmosi Kabashi, ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh, ku në rast se ai do të ketë mundësinë të luajë me ekipin e parë, atëherë klauzola mund të shkojë edhe në 100 milion euro. Endet mbetet për t’u parë nëse Labinoti do të arrijë të bëhet pjesë e ekipi të parë të klubit katalanas. Pas firmosjes së kësaj kontrate, mesfushori dardanas u shpreh shumë i lumtur për besimin që ka marrë nga klubi i Barcelonës dhe ka premtuar se këtë gjë do t’ua shpërblejë me punë dhe me një rendiment të lartë në fushën e lojës.

“Dua ta falënderoj FC Barcelonën për besimin që gjithmonë ka pasur në mua pavarësisht lëndimeve që kam përjetuar në muajt e fundit”, u shpreh Labinot Kabashi./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top