You are here
Home > Futboll Bota > Ka shënuar 18 gola, trajneri i Nac Bredës flet për talentin shqiptar: Nuk ishte kështu në fillim

Ka shënuar 18 gola, trajneri i Nac Bredës flet për talentin shqiptar: Nuk ishte kështu në fillim

Skënder Loshi vazhdon të shkëlqej me të rinjtë e Nac Bredës, teksa ditën e djeshme arriti të shënonte 5 gola dhe të jepte 2 asist ndaj Achilles. Deri tani talenti shqiptar numëron 18 gola të shënuar në 16 ndeshje, një statistikë vërtetë e mirë kjo për lojtarin kuqezi.

Trajneri i skuadrës së parë të Nac Bredës, e ka marrë Loshin njëherë gjatë fazës përgatitore dimërore, që u zhvilluan në Spanjë. “Vazhdo në këtë ritëm, shumë shpejt do i bashkohesh ekipit të parë”. Ky ishte premtimi i dhënë nga trajneri i holandezëve, ndërsa tani Van der Gaag ka dalë në një intervistë për mediat holandeze, për të dhënë përshtypjet e tij mbi Loshin.

“Në këtë moment ka edhe lojtarë të tjerë që mund të shënojnë. Gjithsesi Skënderi ka bërë një ndryshim tmerrësisht të madh. Nëse e krahasoni atë tani, me fillimin e sezonit, unë shoh një Skënder tjetër. Ai duhet të vazhdojë të luajë kaq mirë, të shënojë gjithashtu, pasi kjo është e rëndësishme për një sulmues”, u shpreh trajneri i Nac Bredës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top