You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ka festë te Kosova para Maltës, rikuperohet në kohë rekord lojtari i pazëvendësueshëm

Ka festë te Kosova para Maltës, rikuperohet në kohë rekord lojtari i pazëvendësueshëm

Ka festë te Kosova, përpara takimit që futbollistët e drejtuar nga ana e Shaland, do të kenë ndaj Maltës të vlefshme për “Ligën e Kombeve”.

Fillimisht kishte jo pak dyshime për dëmtimin e Mërgim Vojvodës, që mund të qëndronte jashtë fushës së blertë, në këtë takim kaq shumë të rëndësishëm për Kosovën. Por lajme të mira nga qendra stërvitore e dardanëve, ndërsa sipas asaj që raporton “Korneri”, mbrojtësi i krahut të djathtë do të shtrëngojë dhëmbët dhe do të jetë në fushë nga minuta e parë.

Përmirësimi i tij është i dukshëm, ndërsa një mungesë e mundshme do e bënte teknikun Shaland që të improvizonte në skuadër, pasi nuk e ka një tjetër futbollist që të zëvendësojë Vojvodën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top