Jupp Heynckes thyen rekodë historikë me Bayern Munich

Fitorja me Beshiktashin i në Uefa Champions League ishte e njëmbëdhjeta për trajnerin e Bayern. Tekniku gjerman, Jupp Heynckes ka hyrë në historinë e rekordeve në Ligën e Kampioneve. Asnjë trajner nuk kishte arritur më parë njëmbëdhjetë fitore rradhazi me një ekip. Fryma e vjetër e Heynckes solli të njejtin produktivitet pas largimit të Carlos Anchelotit.

Seria e fitoreve për trajnerin e bavarezëve ka nisur që nga ndeshja me Juventusin në sezonin 2012/2013. Kundërshtari i rradhës pas italianëve do të ishin yjet e Barcelonës. Asokohe katalanasit drejtoheshin nga Guardiola duke u shkatërruar me rezultatin e përgjithshëm 7-0 në dy takime. E për të vazhduar më pas me Dortmundin, PSG, Celtic dhe së fundmi Beshiktashi.

Në ndeshjet e rradhës, Bayern do të përballet me Sevillian. Skuadra e Monetelës kaloi në çerekfinale pas fitores ndaj Man.United. E nëse Bayern arrinë të tjera fitore rradhazi atëherë Heynckes do të thelloi edhe më tej rekordin e tij.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author