You are here
Home > Futboll Bota > Jo më kot ka luajtur me Real Madridin, trajneri 43-vjeçar i jep leksione goli edhe Keidi Bares

Jo më kot ka luajtur me Real Madridin, trajneri 43-vjeçar i jep leksione goli edhe Keidi Bares

Keidi Bare ka fatin që te Malaga të stërvitet nga një ish-futbollist i Realit të Madridit. Drejtimin e ekipit spanjoll e ka marrë prej disa kohësh Victor Sanchez. Ky i fundit duket në rrugën e duhur sa i përket trajnerit, duke ndikuar menjëherë me skemën e tij të lojës.

Në një video të postuar nga ana e Malagas në “Facebook”, duket trajneri 43-vjeçar që u jep leksione të mëdha lojtarëve, mes të cilëve edhe Keidi Bares, sesi duhet të shënohet goli apo të krosohet topi drejt zonës. Pavarësisht viteve që kalojnë, klasi i Sanchez mbetet i njëjti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top