You are here
Home > Futboll Bota > Jo gjithçka shkonte vaj, zbulohet grindja e Shaqirit me Klopin: I prishën raportet!

Jo gjithçka shkonte vaj, zbulohet grindja e Shaqirit me Klopin: I prishën raportet!

Liverpuli arriti të fitonte “Champions League” në sezonin e shkuar, ndërsa Xherdan Shaqiri do t’i jepte një dorë anglezëve në përmbysjen e madhe ndaj Barcelonës. Megjithëse gjithçka dukej si një përrallë e bukur për Klopin dhe Shaqirin që shpeshherë e vlerësonte, mes tyre ka pasur edhe grindje.

Këtë e zbulon ish-futbollisti i Arsenalit për “ESPN”, Paul Mariner: “Transferim i goditur ishte ai i Liverpul me Shaqirin. Nuk ka luajtur shumë në pjesën e mbetur të kampionatit, pasi prishi raportet me trajnerin. Ka kërkura shpjegim te Klopi për mos aktivizimin dhe aty grindja u shtua disi”, ka thënë Mariner. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top