“Jetë ose Vdekje” për Argjentinën në Quito

Kombëtarja argjentinase do të zhvillojë sonte ndeshjen vendimtare për kalimin ose jo në Kupën e Botës Rusi 2018.

Do të jetë Estadio Olímpico Atahualpa i Quitos fati i Argjentinës ose tragjedia e tyre. Ndaj Ekuadorit duhet vetëm fitorja në qoftë se dëshirojnë kualifikimin ndërsa barazimi mund të hyjë në punë varësisht prej rezultateve tjera.

Në Ekuador kombëtarja e Argjentinës nuk fiton plot 16 vite, sonte Argjentina e Sampaolit do kërkojë të thejë shumë tabu, polemika, por do i duhet shumë punë.

Ekuadori nuk është një kundërshtar i lehtë me ndeshjet që i zhvillon si vendas me lartësi mbidetare që nuk i shkon në favor Argjentinës.

Argjentina me Dybalan dhe Ikardin në stol ose jo… Sampaoli në një moment delikat, populli i Argjentinës në ankth, në Quito të Ekuadorit është “jetë ose vdekje” për Argjentinën. /Shqipëria.ch

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply