You are here
Home > Kryefaqja > Jehonë shqiptare edhe në futbollin e femrave, Gentiana Roçi bën hapin e madh

Jehonë shqiptare edhe në futbollin e femrave, Gentiana Roçi bën hapin e madh

Futbolli është një sport tradicional dhe i veçantë për këdo në gjithë botën. Tashmë është përhapur edhe tek femrat, teksa në një mënyrë a një tjetër, një gjë e tillë edhe tek vajzat shqiptare po kthehet në traditë.

Shqiptarja që po afirmohet së fundmi në Finlandë, është pikërisht Gentiana Roçi, teksa ditën e sotme ka firmosur me kampionet femra të PK35 Vantaa. Pas dy sezoneve të shkëlqyera tek Jyväskylän PK, Roçi duket se ka bërë hapin më të madhë të karrierës së saj. Futbollistja shqiptare shihet shihet si përforcimi më i madh PK35 Vantaa, pasi këto të fundit janë edhe pretendetet kryesore për titullin Champions League për femra.

Ajo çka vlen për t’u theksuar, është se shqiptarja sezonin e shkuar arriti të shpallej edhe golashënuesja më e mirë, pasi në 20 sfida me skuadrën e Jyväskylän PK, arriti të finalizonte 20 gola. Sipas “Infosport”, këtë transferim të Gentianës tek kampionët e Finladës, e bëri të mundur menaxheri i saj, Besim Isa, ku ky i fundit është një nga menaxherët më të sukseshëm në Finlandë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top