You are here
Home > Kryefaqja > Je shumë i vogël për mua! Në ndeshjen USA-Mexico ndodh gjithçka

Je shumë i vogël për mua! Në ndeshjen USA-Mexico ndodh gjithçka

Një ndeshje e ndezur ishte ajo mes Usa-Mexico, ashtu siç edhe pritej që nga fillimi i saj. Vendasit fituan me rezultatin 1-0, ndërsa momenti kulminant i takimit ishte ai i minutës së 67.

Futbollisti i Çelsit, Matt Miazga, e ka tepruar me sjelljen e tij kundër futbollistit kundërshtar, Diego Lainez. Pas një dueli për top mes tyre, Matt Miazga i ka treguar kundërshtarit shtatlartësinë e tij, duke shkaktuar edhe një përleshje të madhe në mesin e fushës.

Një sjellje aspak e hijshme kjo nga ana e një futbolli profesionist, teksa qendër-mbrojtësi 23-vjeçar, dukej edhe si një aktor komik me lëvizjet e kryera në fushën e lojës. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top