You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Je me Shqipërinë apo Kosovën? Përgjigja e Limajt: Kjo i bie…Gjirokastrën apo Tiranën?

Je me Shqipërinë apo Kosovën? Përgjigja e Limajt: Kjo i bie…Gjirokastrën apo Tiranën?

Shpesh herë kemi vënë re që figura të ndryshme të politikës janë ndjekës të rregullt të futbollit europian, apo edhe të Kombëtareve respektive. I tillë është edhe numri dy i qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, i cili ishte i ftuar në emisionin politik, “Real Story”.

Në këtë program ai ka folur për Kombëtaren e Shqipërisë dhe përfaqësuesen e Kosovës, teksa u shpreh se në rast se të dyja ndeshen me njëra tjetrën, atëherë i jep përparësi ekipit dardanas. Limaj përdor edhe një krahasim të bukur, duke thënë se për të është njësoj si të luante Gjirokastra me Tiranën.

“Nëse luan Shqipëria me Kosovën dhe më pyet se për kë bëj tifoz. A e di sesi i bie kjo? Të pyesësh një shqiptar të Gjirokastrës, a je me Gjirokastrën apo Tiranën? Ai normalisht që është me Gjirokastrën. Të luaj Shqipëria me Kosovën, unë mbështes Kosovën. Si të mbaroj Kosova, me këdo të luaj Shqipëria, unë jam aty”, ka thënë Fatmir Limaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top