You are here
Home > Futboll Bota > “Jashtëtokësori” Celina: Se kam për turp që ika nga Siti, nuk doja të rrija vetëm në huazime

“Jashtëtokësori” Celina: Se kam për turp që ika nga Siti, nuk doja të rrija vetëm në huazime

Bersant Celina është një nga futbollistët shqiptarë që zotëron aftësi të jashtëzakonshme sa i përket këtij sporti. Me topin në këmbë, ky lojtar mund të bëj lehtësisht gjithçka. Nga golat spektakolar e të çmendur në distanca të largëta, por pa harruar edhe driblimet me gjithë kundërshtarët.

Jo më kot Celina ka qënë pjesë për shumë vite e Mançester Sitit, megjithëse iu desh të largohej prej andej.  Me ardhjen e Guardiolës ato pak hapësira që ishin për sulmuesin shqiptar, thuajse u mbyllën. Në kushte të tilla erdhi edhe largimi te Swansea.

Tashmë këto dy skuadra do të vihen përballë njëra-tjetrës në Kupë, ndërsa Celina ka kujtuar kohën e vjetër: “Nuk e kam për turp që nuk e gjeta hapësirën te Siti. Në kohë e Pelegrinit kishin më shumë besim te mua. Por nuk preferoj të qëndroj gjithmonë në huazime gjatë gjithë kohës. Futbollisti ka nevojë për identitet”, u shpreh Celina. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top