You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ja se kur përfundon ndërtimi i “Arenës Kombëtare”, ka një problem për ndeshjen e shtatorit

Ja se kur përfundon ndërtimi i “Arenës Kombëtare”, ka një problem për ndeshjen e shtatorit

“Arena Kombëtare” është në hapat e fundit për ndërtimin e saj të plotë, që të mirëpres kuqezinjtë për ndeshjen e shtatorit. Shtëpia e re e Kombëtares e ka marrë formën e saj, megjithatë ka një pengesë që mund të ndikon në anullimin e planit. Në një prononcim për “Top Channel”, shefi i sektorit të investimeve dhe infrastrukturës në FSHF, Arben Dervishaj, është shprehur:

“Stadiumi është gati në 90% dhe në shtator do të jemi në 100% të mbaruar. Kjo është e lidhur edhe me sheshin përballë stadiumit, i cili po realizohet nga bashkia e Tiranës. Sipas ritmeve që po shohim, nuk kanë filluar ende punimet. Kam frikë se ndoshta stadiumi do të përfundojë, ndërkohë që sheshi të mos përfundojë dhe të na bëhet pengesë neve për të realizuar një ndeshje për muajin shtator.

Brenda mandatit 4 vjeçar të përfundojmë dy stadiume. Njëri nga këta është “Zeqir Ymeri” në Kukës, ndërkohë që presidenti bashkë me kryetarin e bashkisë së Fierit janë ulur dhe kanë diskutuar për të bërë stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, pra një stadium të ri, i cili mund të ndërtohet mbi gjurmët e stadiumit ekzistues”, ka thënë Dervishaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top