Ja me çfarë formacioni do të luajë sonte Kombëtarja U21 kundër Irlandës së Veriut

Pas një grumbullimi të nisur me dëmtime të Bytyqit, të Seferit, pasuar me një dëmtim te Ramadanit dje në seancën stërvitore, të mungesës së Cekicit për mosmarrjen në kohë të vizës Britanike, tekniku AlbanBushi do të nisë sot ndeshjen e parë jashtë Shqipërisë me “dhimbje koke”.  
Nga ajo që është kuptuar nga seancat stërvitore, Bushi pritet të luajë me rreshtimin 3-4-1-2. Vendin në portë do ta zerë Selmani, që do të jetë i përzgjedhuri i tij për këtë sfidë. 

Ndaj Irlandës së Veriut do të jetë një Shqipëri sulmuese por dhe shumë e kujdesshme. 

Sot në orën 20:30 do të zbresin në fushën e blertë të stadiumit” Mourneview Park”: Selmani, Tafa, Toli, Maloku, Ceka, Doka, Ndoj, Krymi, Bare, Hebaj, Durmishaj.

About the author

GALERIA