You are here
Home > Kombëtarja > Italianët e quajnë çuditërisht oferta “monstruoze” për Hysajn, e jep vetëm Totenhemi

Italianët e quajnë çuditërisht oferta “monstruoze” për Hysajn, e jep vetëm Totenhemi

Elseid Hysaj vazhdon të mbetet kryefjala e merkatos në Itali, ndërsa pavarësisht jehonës së madhe që merr në media, ende nuk ka ardhur zyrtarizimi i një aventure të re. Mbrojtësi kuqezi konsiderohet si i tepërt te Napoli, me interesimet e gjigandëve europianë që nuk kanë munguar në merkaton e verës.

Vlera për të marrë kartonin e Hysajt ka rënë ndjeshmë pas sezonit të fundit ku qëndroi për shumë ndeshje edhe në stol, aqsa askush nuk i afrohej shifrës së kërkuar nga presidenti De Laurentis. Derisa në skenë doli Totenhemi, që duket kaq shumë pranë marrjes së Hysajt.

Madje “Napolipage” e quan shifrën që prentendohet se anglezët kanë dhënë për mbrojtësin shkodran si “monstruoze”. Saktësisht bëhet fjalë për 25 milionë euro, që mund të duken vërtet shumë në këtë situatë, por Hysaj vlente edhe më tepër pak kohë më parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top