You are here
Home > Futboll Bota > Itali, ku jemi duke shkuar? Asnjë orë më tepër, shkodrani “viktima” e radhës e degradimit të fqinjëve

Itali, ku jemi duke shkuar? Asnjë orë më tepër, shkodrani “viktima” e radhës e degradimit të fqinjëve

“Shqiperia.ch” ka sjellë në ditën e djeshme një artikull, ku vetë italianët kritikonin për gjendjen në të cilën kishin mbërritur dhe ndodheshin, për të kuptuar një kulturë e cila është për keqardhje.

Imagjinoni, portieri i Liverpulit, Karius do t’i mohonte trofeun e “Champions League” anglezëve, me gafat e bëra në finale ndaj Realit të Madridit. Sigurisht që gabime të tilla në ato nivele nuk mund të faleshin, por tifozët anglezë e bën një gjë të tillë. Në takimin miqësor që do të zhvillonte Liverpuli disa kohë më vonë, e kur Kariusi do të aktivizohej në pjesën e dytë nga pankina, i gjithë stadiumi do të ngrihej në këmbë për ta duartrokitur e t’i tregonte mbështetjen.

Tashmë i rikthehemi Italisë, vendit që shqiptarët gjejnë aq shumë modele në jetën e tyre. Ndoshta kjo na bën të jemi edhe shumë hapa mbrapa, sepse zgjedhim modelet e gabuara. Kultura në Itali ka degraduar dhe prek fundin dita-ditës. Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të “Champions League”, Mario Rui bën një tjetër gabim fatal, ashtu siç e ka për zakon në takimet e Napolit.

Tifozët nuk kanë duruar më tepër, duke e kërcënuar me jetë dhe duke dërguar shumë mesazhe negative në drejtim të tij. Mbrojtësi portugez është detyruar të fshijë dhe bllokoj komentet në “Instagram”. Megjithëse në kushte aspak të barabarta, mes një ekipi që thjeshtë do të kalonte grupet e një tjetri që do të ngrinte trofeun e “Champions League”, sa shumë diferencë ka mes Italisë dhe Anglisë.

Nuk përfundohet këtu. “Viktima” e rradhës e tifozëve italianë që kërkonin të shfrynin gjithë mllëfin e tyre për atë eliminim të marrë, ka qenë Elseid Hysaj. Megjithëse shkodrani nuk ka luajtur për asnjë minutë të vetme në sfidën ndaj Liverpulit, për tifozët e Napolit kjo nuk përbën problem. Ashtu si Mario Rui, edhe Hysaj është detyruar të bllokoj komentet në “Instagram”, pas shumë mesazheve negative që kishin pushtuar llogarinë e tij. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top