Izraeli fiton sfidën e parë me Shqipërinë me golead (video)

Kombetarja Shqiptare e Shpresave që drejtohet nga Redi Jupi ka mbyllur në menyrën më të keqe eliminatoret e kampionatit europian duke humbur me rezultatin e thellë 4-0 nga perfaqsuesja e Israelit.

Shqiperia ka humbur me Israelin në ndeshjen e eliminatoreve të kampionatit europian për moshat “nën 21 vjeç” me rezultatin 4-0. Mungesat per skuadrën e Jupit në këtë ndeshje ishin të shumtë, duke nisur nga futbollisti me i mirë i grupit Rey Manaj, portieri Strakosha, Liridon Latifi dhe Grezda te cilet u grumbulluan me Kombetaren e De Biasit dhe deri të futbollistët që u larguan te perfaqsuesja e Kosovës, Rashica, Rrahmani dhe Vojvoda te cilet ishin pjesë e shpresave, shkruan Shqiperia.ch. .

Shpresat e Shqipërisë kanë përfunduar eliminatoret “Euro u21”, me 12 pikë të grumbulluar, dhe të renditur ne vendin e 4-të të grupit.

Sfidat mes Shqipërisë dhe Izraelit nuk kanë mbaruar akoma, pasi në 12 nentor, Kombetarja do të pres perfaqsuesen israelite në Loro Borici, per kualifikimet e kampionatit botror “Rusi 2018” /Shqiperia.ch

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply