You are here
Home > Futboll Bota > Ismajli tregon formulën për Shqipërinë dhe dëshirën: Dua të luaj në Bundesligë!

Ismajli tregon formulën për Shqipërinë dhe dëshirën: Dua të luaj në Bundesligë!

Ndeshjet e rradhës për Shqipërinë po afrohen gjithmonë e më tepër, ndërsa në shtator do të luhet ndaj Francës dhe Islandës. Thuajse çdo përballje konsiderohet si një finale, pasi çdo pikë e humbur, të largon më shumë nga Europiani.

Ardian Ismajli e ka dhënë formulën e tij për media kroate, sesi kuqezinjtë mund të mbajnë shpresat gjallë për një kualifikim të mundshëm. Në letër është e thjeshtë, 1 pikë me Francën dhe 3 me Islandën.

Por sigurisht që për t’u arritur në fushë, misioni është më shumë se i vështirë. Gjithashtu mbrojtësi më në formë i Kombëtares, ka treguar edhe dëshirën për të qënë pjesë e “Bundesligës”

“Ndeshja me Francën do të jetë më e madhja në karrierën time. Do të luajë ndaj lojtarëve më të mirë në botë si Grizman, Mbape, Dembele. Kjo është e mirë për mua sepse do të mësoj shumë në këto takime, por nga ana tjetër shpresoj edhe për një rezultat të mirë. Me Shqipërinë është e vështirë sepse kemi në grup Kombëtare të forta, por shansi është ende këtu. Ne do të luajmë ndaj Francës jashtë dhe me Islandën në shtëpi.

Nëse i humbim të dyja, kemi mbaruar. Për shëmbull, nëse marrim një pikë në Francë dhe fitojmë në Shqipëri, atëherë mund të bëhet diçka. Dëshira ime është që të luaj në Bundesligë, por tani jam këtu(Kroaci) dhe i fokusuar për të dhënë më të mirën. E kam zgjatur kontratën te Hajduku, që është një nga ekipet më të mira në Ballkan. Ne duam të marrim një nga vendet që na dërgon në “Champions League”, ka thënë Ismajli. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top