You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ismajli largohet nga spitali pas operacionit, shkon në Kosovë pranë familjes

Ismajli largohet nga spitali pas operacionit, shkon në Kosovë pranë familjes

“Shqiperia.ch” solli para pak ditësh në mënyrë ekskluzive, faktin se mbrojtësi i Hajdukut të Splitit, Ardian Ismajli u shtrua në spital për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale. Futbollisti i Kombëtares kishte ndierë dhimbje të forta në stomak, ndërsa u shtrua me urgjencë në spitalin e Splitit.

Fatmirësisht gjithçka përfundoi me sukses, me lojtarin që pritet të rikthehet në fushën e lojës në fundin e muajit janar. Tashmë një tjetër njoftim i mirë vjen për futbollistin në fjalë. Ardian Ismajli e ka lënë spitalin e Splitit, për të shkuar pranë familjes.

Që nga dita e djeshme, mbrojtësi shqiptar ka mbërritur në Prishtinë, për të qenë pranë të dashurëve të tij. Panuçi po ndërton Shqipërinë e së ardhmes duke e bazuar edhe tek Ismajli, që në takimet e nëntorit ka qenë futbollisti më i mirë në fushën e lojës te Kombëtarja. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top