You are here
Home > Boks > Ismail Keta:”Donim t’ju bënim krenar, por nuk dua që Gjetani të vazhdojë të ndeshet”

Ismail Keta:”Donim t’ju bënim krenar, por nuk dua që Gjetani të vazhdojë të ndeshet”

Gjetan Keta ka arritur të fitojë duelin e tij në mbrëmjen e sotme ndaj kundërshtarit boshnjak, Sladan Janjanin, në vetëm 5 raunde. Insistimi i boksierit shqiptar nga Bulqiza, nga fillimi i ndeshjes për të mbyllur gjithçka, pa u dashur që të përfundohen të gjitha raundet, bëri që kundërshtari i tij të dorëzohet dy herë brenda natës së sotme.

Megjithëse tingëllon e çuditshme, ende nuk është kuptuar edhe tani mënyra sesi gjyqtari shpalli dorëzimin e boshnjakut në raundin e 4, e më pas lejoi vazhdimin e ndeshjes. Por nuk do të zgjaste shumë, sepse Gjetan Keta do i linte të kuptonte Sladan Janjanin se vazhdimi në një ndeshje të tillë ishte një çështje kohe. Në raundin e 5 u mbyll gjithçka, Gjeta Keta u shpall edhe kampioni i federatës WBU. Në një intervistë për “Supersport”, Ismail Keta, vëllai dhe njëkohësisht trajneri i tij është shprehur:

“Ishte taktike e imja çdo lëvizje në ring. Gjetani është boksier që do të fitojë knock-out, por unë dua thjesht që ai të fitojë. Kunërshtatri bënte dhe si aktor, luante dhe rol, ishte dhelpër. Gjetani nuk do të bëhet si Mjak Tayson që të fitojë me knock-out.  Për mua ishte jo vetëm të fitojë një raund, një ndeshje, por e rëndësishme ishte të nderojmë shqiptarët dhe Gjergj Kastirotin.Jam lutur Zotit mijra herë. Kemi punuar 3 muaj, kishim shumë probleme se u ndërrua kundërshtari, dhe ne ndëruam taktikën.

Unë u mreakosa se e kuptava që kundërshtari ishte karakter i rrezikshëm, dhe kjo më rrezikonte dhe kisha frikë mos po luante rolin e dëmtimit dhe ta rrëzonte Gjetanin me knock-out.  Kur bën Gjetani ndeshje do të fitojë me knock-out ose humb. Është profesioni im, e dua shumë, më kushton një pjesë të jetës, e dua këtë sport, dua ta mbyll si fitues dhe si humbës. Nuk dua që Gjetani të bëjë më ndeshje sepse dëmtohet shumë, ndiej dhe rolin e vëllait.

Feriti është më ndyrshe është më i qëtë dhe më i urtë. Qetësia është arma e tij më e fortë. Ka disiplinë dhe kjo është e rendësishme. Dua me të vërtetë të bëjë dhe një kampione shqiptare./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top