You are here
Home > Futboll Bota > Ironia/ E menduan “të përfunduar” si futbollist, shqiptari që i la gojëhapur të gjithë këtë sezon

Ironia/ E menduan “të përfunduar” si futbollist, shqiptari që i la gojëhapur të gjithë këtë sezon

Surpriza më e madhe në këtë sezon sa i përket lojtarëve shqiptar, është padyshim sulmuesi Vedat Muriqi. Në këtë moment të gjithë flasin fjalë të mëdha për këtë lojtar, por nëse rikthehemi pas në kohë, shohim se askush nuk e priste këtë arritje të Muriqit.

Madje të shumtë ishin ata që vendosnin baste se ky njeri nuk do të bëhet kur futbollist i nivelit të lartë, duke u pohuar edhe nga vetë presidenti i FFK-së, Ademi. Kjo është historia e sulmuesit që me punë dhe përkushtim të madh, i bëri tifozët dyshues të përtypnin fjalët e tyre.

I dalë nga Liria e Prizrenit, Muriqi do të kalonte dy eksperienca në Shqipëri, me Besën e Kavajës dhe Teutën. Për të vazhduar me eskperiencën në Turqi, në Ligën e Parë me Giresunsporin. Në sezonin 2015-2016 do të kalonte momentin me të mirë, me 17 gola të shënuara.

Në këtë periudhë erdhi dhe kalimi te Gençlerbirgli në elitën e futbollit turk dhe të gjithë e panë si momentin vendimtar, ku Muriqi do të dëshmonte vlerat e tij, ose të kundërt shpallte perëndimin e parakohshëm. Në 1 sezon e gjysmë me këtë skuadër, nuk arriti të realizonte më shumë se 5 gola, për t’u rikthyer sërish në Ligën e parë, por këtë herë me Rizesporin.

Ky ishte edhe momenti kur të gjithë u shprehën se fundi ishte prekur nga sulmuesi i Kosovës, që nuk mund të ngrihej kurrsesi në nivele të larta. Ironike, pasi faktikisht kjo rezultoi edhe trampolina më e mirë e këtij futbollisti. Në gjysmën e dytë të sezonit do të realizonte 8 gola për ta ngjitur Rizesporin në elitë, e më pas për të mbërritur në kampionatin fantastik të sapo mbyllur, atje ku realizoi 17 gola. Pikërisht në momentin kur të gjithë menduan se përfundoi, për Muriqin sapo kishte filluar… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top