You are here
Home > Futboll Bota > Ironia e fatit/ Ranieri do vriste për të, sulmuesi serb e tradhëton pa hyrë në fushë

Ironia e fatit/ Ranieri do vriste për të, sulmuesi serb e tradhëton pa hyrë në fushë

“Më vjen ta vras Kamaran. Ai nuk më dëgjon dhe nuk më ka ndodhur ndonjëherë në jetën time, që të punoj me një lojtar të tillë. Penalltitë duhet t’i gjuaj Mitroviç, asnjë tjetër. Por Kamara nuk dëgjon”, kështu do të shprehej Ranieri pak ditë më parë, kur dy lojtarët e Fulhamit u përleshën për ekzekutimin e penalltisë në kampionat.

Ironia e fatit erdhi në ndeshjen e djeshme për Kupë, teksa Fulhami humbi me rezultatin 1-2 nga Oldhami. Ranieri u besoi të rinjëve nga minuta e parë, ndërsa në fund, kur u akordua një penallti në favor, Mitroviç u ngrit nga stoli.

Sapo hyri në fushë, futbollisti serb goditi penalltinë, që gjeti reagimin e duhur të portierit kundërshtar. Një episod ky që dëshmon se e gjithë ajo luftë e bërë më parë shkoi më kot, ndërsa nuk ka munguar edhe sarkazma e tifozëve të Fulhamit në Twitter: “Tani e kuptuam Kamaran se përse nuk do Mitroviçin te penalltitë”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top