You are here
Home > Kombëtarja > Irlanda apo Shqipëria? Roko Vata gjen golin në debutim kundër Polonisë

Irlanda apo Shqipëria? Roko Vata gjen golin në debutim kundër Polonisë

Djali i Rudi Vatës, Roko Vata, ka debutuar në ditën e sotme me grupmoshat e Irlandës. Bëhet fjalë për U-15, ndërsa ashtu siç edhe u raportua më parë, zgjedhja e tij nuk i përket Shqipërisë.

Në përballjen ndaj Polonisë është fituar me shifrat 2-1. Polakët ishin të parët që gjetën avantazhin, por do të vinte edhe përmbysja e Irlandës. Një penallti u akordua në minutën e 44, por portieri i Polonisë do të arrinte që ta priste. Në mënyrë të menjëhershme ka reaguar Roko që ka shkuar te topi dhe ka arritur ta dërgojë në rrjetë. Për të mbërritur te minuta e 64 atëherë kur vendasit nëpërmjet lojtarit tjetër shqiptar, Zefi, do të shënonin një gol nga 22 metra. Ndërsa në minutën e 70 erdhi edhe ndërrimi i Vatës, që i la vendin Ferizajt. Grupmosha e Shqipërisë apo Irlandës? Polonia ende nuk e di se nga kush u mposht…

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top