You are here
Home > Kombëtarja > Inzagi bëhet qesharak në Itali, “papagalli” asgjë më shumë: Strakosha? Nuk bëri një pritje

Inzagi bëhet qesharak në Itali, “papagalli” asgjë më shumë: Strakosha? Nuk bëri një pritje

Nëse Lacio nuk merr tre pikët dhe objektivin e saj nga një takim, gjithmonë trajneri Inzagi i ka fjalët gati në konferencën për shtyp. Nuk ndryshojnë shumë nga takimi në takim, për të mos thënë identike.

“Strakosha, nuk bëri një pritje të vetme”, kështu e justifikon trajneri i Lacios faktin e daljes nga fusha e lojës pa pikë, apo me një të tillë si në ditën e sotme. Lacialët kanë barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Fiorentinës, duke e dominuar kundërshtarin.

Por gardiani shqiptar nuk kishte mundësi të shpëtonte skuadrën e tij, me ato pak raste të rrezikshme që iu paraqitën para portës: “Sigurisht që jam i nevrikosur, pasi të shohësh ekipin të luaj në atë mënyrë dhe të marrë vetëm një pikë, është keqardhje. Kemi luajtur në transfertën e Fiorentinës dhe Strakosha nuk e ka bërë një pritje të vetme”, ka thënë Inzagi si për të treguar suksesin e skemave dhë mbrojtjes së tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top