You are here
Home > Kombëtarja > Investigimi/ Venitet ndjenja e dashurisë për Shqipërinë në Kosovë, tashmë kemi një realitet të ri

Investigimi/ Venitet ndjenja e dashurisë për Shqipërinë në Kosovë, tashmë kemi një realitet të ri

Tashmë kemi një ndryshim të rrjedhës, Kosova është një realitet i ri dhe në Shqipëri duhet të mësohen me këtë fakt. Megjithëse kemi luftuar gjithmonë për të qenë një Komb, politika dhe shumë faktorë të tjerë, na kanë ndarë në shumë pjesë, për t’u copëtuar dhe për të mos ardhur tek ai bashkim i aq shumë ëndërruar.

Për të kuptuar paksa se ku ka shkuar mbështetja dhe dashuria e Shqipërisë, tek qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kosovë, ka menduar një investigimi i ardhur nga “VOX i Radios së Lirë”. Në pjesën dërrmuese tek personat e intervistuar, është zgjedhur Kosova si përfaqësuesja që mbështetet, aqsa shpeshherë bëhet gabimi, për ta quajtur atë Kombëtare. Kombi është një i vetëm, nëna Shqipëri dhe asaj i përkasim të gjithë. Kjo është fatura që ne duhet t’i paguajmë, ndoshta edhe gabimeve të vetvetes.

Qytetarët shqiptarë në Kosovë

Donjeta Krasniqi: “Të them të drejtën, bëj tifo më shumë për Kosovën, edhe si Kombëtare e dua më tepër. Edhe Shqipëria na përket ne, por zemra na rreh për Kosovën.”

Albion Hyseni: “Tashmë po e ndjekim pak më shumë Kosovën, por në aspektin sportive, të dyja(edhe Shqiipërinë) i ndjekim”.

Jehona Shala: “E shikojmë shumë futbollin dhe e luajmë në të njëjtën kohë, për Kosovën bëjmë më shumë tifozillik”.

Ermal Mehmeti: “Nuk mund të bëj dallime mes të dyjave, por më shumë e ndjek Shqipërinë”.

Fleta Musaj: “Më shumë për Kombëtaren e Kosovës, pasi jemi banor të këtij vendi”.

Gentrit Syla: ”I dua të dy Kombëtaret, por meqë ne e kemi përfaqësuesen e shtetit tonë, atëherë padyshim Kosovën”.

Besart Tasolli: “Prej Kombëtares, edhe unë jam tifoz i Kosovës, sigurisht. Po pres shumë edhe nga lojtarët e tjerë që luajnë jashtë, të kthehen edhe të formojmë një Kombëtare më të fortë”.

Mendohije Krelani: “Ndjekim Kosovën. Them kështu, sepse Shqipëria ka treguar paraqitje pozitive në europianin e shkuar, tashmë është moment që edhe në të njihemi në arenën europiane”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top