You are here
Home > Futboll Bota > Igli Tare nuk e shmang dot origjinën në Itali, ofendimet e largojnë nga stadiumi

Igli Tare nuk e shmang dot origjinën në Itali, ofendimet e largojnë nga stadiumi

Në Itali është bërë e zakonshme që të dënohet drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare. Sidomos kur flitet për momentet kritike, ndërsa kampionati po vjen drejt fundit.

E ka bërë në disa raste dhe e përsëriti ndaj Milanit, ofendimet dhe kritikat e shumta nga Tare sa i përket drejtësisë së ndeshjes, kanë bërë që në Itali të vijë një tjetër dënim. Drejtuesi shqiptar duhet të qëndrojë larg stadiumit deri në datën 30 prill.

Ky është vendimi i marrë së fundmi, me zyrtarin e lacialëve që kurrsesi nuk mund t’i përmbajë dot emocionet, si për të treguar pak nga karakteri i vendlindjes. Por fatmirësisht, në ndryshim nga e kaluara, Tare nuk zbriti vetë në fushën e lojës për të kërkuar sqarim nga gjyqtari, pasi dënimi për të do të ishte edhe më i rëndë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top