You are here
Home > Futboll Bota > Ideja e merkatos/ Shaqiri zëvendësohet nga një tjetër shqiptar, asnjëri prej tyre i Kombëtares

Ideja e merkatos/ Shaqiri zëvendësohet nga një tjetër shqiptar, asnjëri prej tyre i Kombëtares

Xherdan Shaqiri ka arritur të fitojë ‘Champions Leaguen” në sezonin e shkuar me Liverpulin, ndërsa ishte vendimtar edhe në përmbysjen e madhe të anglezëve ndaj Barcelonës. Por sulmuesit shqiptar nuk i garantohet vendi i formacionit, nisur nga konkurrenca e madhe që ka te ekipi i Klopit.

Kjo e shtyn Shaqirin të mendojë edhe një largim të mundshëm në merkaton e verës. Sipas asaj që raportohet në media, Liverpuli po mendon të marrë Adnan Januzajn nëse Xherdan Shaqiri do të vendoste për një tjetër skuadër në karrierën e tij. Një shqiptar që do të zëvendësonte një tjetër te Liverpuli, por fakteqësisht asnjë prej tyre nuk është pjesë e Kombëtares sonë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top