You are here
Home > Kombëtarja > Ia doli me 4 sulmues, në Itali për Dërmakun: Quajeni gjigandi shqiptar ose muri, si të doni

Ia doli me 4 sulmues, në Itali për Dërmakun: Quajeni gjigandi shqiptar ose muri, si të doni

Kastriot Dërmaku është duke zhvilluar një sezon në nivel të jashtëzakonshëm me Kosenzën në Serinë B. I ndihmuar edhe nga shtatlartësia e tij, që t’ia dalësh në duel ndaj mbrojtësit shqiptar është thuajse e pamundur.

Kjo u pa edhe në takimin e fundit mes Padovës dhe Kosenzës që u mbyll pa gola. Kjo ndeshje kërkohej që të fitohej me ngulm nga të dyja ekipet, aqsa për një moment Padova hodhi 4 sulmues vetëm për të gjetur golin.

Pavarësisht numrit të lartë të tyre, Dërmaku arriti që t’i mbante larg portës rivalët. Kur flitet për përshkrimin e mbrojtësit të Shqipërisë nga “TifoCosenza”, shkruhet: “Muri, ose gjigandi shqiptar! Ju quajeni si të doni, por ai dëshmoi se është siguria absolute e ekipit”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top