You are here
Home > Futboll Bota > I zhurmshmi i janarit, Tahiraj flet hapur: Të më telefonoj Panuçi, më bindi Maloku

I zhurmshmi i janarit, Tahiraj flet hapur: Të më telefonoj Panuçi, më bindi Maloku

Françesko Tahiraj, ishte ky futbollisti shqiptar më i zhurmshëm në merkaton e janarit. Fillimisht i përfolur dhe zyrtarizuar se kishte firmosur me Dinamon e Zagrebit, sipas mediave në Kosovë, sulmuesi vendosi të vazhdonte karrierën me Hajdukun e Splitit.

Në Slloveni kishte bërë paraqitje fantastike, teksa kishte arritur të shënonte edhe 9 gola me ekipin e Aluminij në këtë sezon. I dalë nga akademia e Juventusit, nga ky futbollist pritet vërtet shumë dhe mbi aftësitë e tij që i ka treguar.

I lindur në Itali, por është vetë Tahiraj që së fundmi shuan të gjithë dyshimet: “Dua Shqipërinë”.

“Elvir Maloku, që më parë ka qenë pjesë e Hajdukut pasi pa lajmet se mund t’i bashkohesha Hajdukut, më pyeti menjëherë: “Çfarë je duke pritur? Shko vëlla, ti e di se çfarë është Hajduku. Mos mendo më tepër”. Kjo ishte vendimtare në zgjedhjen time, sepse unë i besoj shumë. Ishte e rëndësishme ajo që më tha Maloku. Kam qenë pjesë e akademisë së Juventusit për shumë vite. Në Itali ka problem me lojtarët e rinjë që e presin një shans.

Është e qartë që ambicia ime është t’i bashkohem Shqipërisë. Kam luajtur me U-17 dhe U-19 dhe akoma nuk kam debutuar me ekipin e parë. Gjithsesi, është folur shumë për mua në Shqipëri gjatë kohëve të fundit. Shpresoj te telefonata e Panuçit”, u shpreh Tahiraj. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top