“I vdekuri mundet të kthehet në jetë duke…besuar”, Tare i’a doli sërisht

“I vdekuri mundet të rikthehet sërisht në jetë… falë besimit”. Këtë më mirë se askush tjetër e di ai, drejtori sportiv për të cilin Shqipëria krenohet kaq shumë, Igli Tare.

Lacio po vuante për një sulmues pykë, që të zgjidhte ndeshjet i vetëm, të nxirrte golat nga hici dhe kurrë ekipi është askund me nivelin e lojës.

Një sulmues i aftë në lojën në ajër dhe jo më pak i mirë në atë me këmbë. Një emër legjend si ai i Miroslav Kloses nuk është i lehtë për tu zëvendësuar.

Në këto kushte Tare vendos, Ciro Immobile për sulmin lacial. Sigurisht që në fillim pati buzëqeshje ironike nga specialistat italianë, Immobile ishte një “përrallë” e bukur, por vetëm për Torinon.

Dështimet e tij ishin të njëpasnjëshme, Dortmund pastaj Sevilla. Ai dështim në Gjermani mban vulën më të madhe në karrierën e sulmuesit italian duke parë bujën e madhe që u prit dhe rezultatin që arriti.

Por ndonjëherë njeriut i duhet besuar, ndoshta dhe një shans i dytë apo i tretë nëse njëherë të vetme ai ka treguar se ka potencialin e duhur për të bërë të pamundurën, të mundur.

Kështu ishte dhe Ciro Immobile, golat erdhën njëri pas tjetrit ndërsa fanella e ekipit kryeqytetas po i bie përshtat. Tashmë Seria A ka një “përbindësh” të ri golash.

Aktualisht i konkurrueshëm vetëm nga Dybala, madje për momentin ka bërë dhe më mirë se sulmuesi absolut në Itali, teksa 11 gola vijnë prej Immobiles me 8 gola personal dhe 3 assiste, ndërsa Dybala ka thjeshtë 10 gola në këtë fillim sezoni. Pak besim asgjë më tëpër, një simbolikë jete që persona si Immobile nuk e lënë tu ik nga dora lehtë.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author