You are here
Home > Futboll Bota > I sulmoi vetëm për shqiponjën, tani tërheq fjalët: Më detyroi Australia dhe…vajza

I sulmoi vetëm për shqiponjën, tani tërheq fjalët: Më detyroi Australia dhe…vajza

Hansueli Buler është një prej personazheve me shumë ndikim në botën sportive në Zvicër. I njohur si një prej atyre që i kritikuan më ashpër shqiptarët e Zvicrës për festimin me shqiponjë, Buler e ka ndryshuar këndvështrimin e tij papritur.

Arsyeja? Ishte jeta që i dha një mesazh të fortë. Vetë personazhi në fjalë do të rrëfente për mediat zvicerane atë që i kishte ndodhur me udhëtimin për të parë vajzën e tij, atje ku u detyrua edhe të ndryshojë mendimin rreth Xhakës dhe Shaqirit.

“Jo vetëm serbët u mërzitën për atë festim me shqiponjë në Rusi. Gjithashtu edhe unë. E pranoj që u bashkova me korin, për të vendosur sanksione të forta ndaj këtyre lojtarëve.  Më pas një udhëtim në Australi dhe e korrigjova qëndrimin tim. Pse ky ndryshim? Çfarë ka të bëj Australia? Sigurisht, ende ka arsye të gjesh që sjellja e lojtarëve si Xhaka, Shaqiri dhe Lichsteiner ishte budallallëk. Por e kam rishikuar ndjeshëm mendimin tim për shtetësinë e dyfishtë.

Qëndrimi tre mujor në Australi dhe vizita e familjes së vajzës sime, këto ndikuan rrenjësisht te mua. Ajo është shtetase e dyfishtë australian-zvicerane. Djali i saj tre vjeçar gjithashtu ka dy nënshtetësi. I lindur në Australi dhe flet si nëna e tij. Në këtë familje pashë sesi bashkëjetonin dy kultura. Po, aty kuptova se mund të kesh dy shtetësi. Edhe kështu në rastin e Xhakës e Shaqirit, mund ta justifikojnë veten”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top