You are here
Home > Futboll Bota > I shënoi Interit dhe Lugano lë jashtë talentin shqiptar, surpriza të mëdha në Zvicër

I shënoi Interit dhe Lugano lë jashtë talentin shqiptar, surpriza të mëdha në Zvicër

Kampionati zviceran është rikthyer me sezonin e ri, ndërsa po luhet java e parë. Dy surpriza të mëdha kanë ardhur në ditën e sotme, atje ku kampionët aktual të Young Boysit u ndalën në shtëpi ndaj Servetes me rezultatin 1-1.

Për të vazhduar më tej, do të ishte Lugano që befasoi Zurich në shtëpi, duke fituar me shifrat 0-4. Një nisje e tmerrshme kjo për skuadrën e Kolollit dhe Kryeziut, në një përballje ku shiheshin si favorit. Kololli ka luajtur për gjithë takimin, ndërsa mesfushori tjetër i Kosovës ka qëndruar në stol.

Sa i përket Luganos nuk shihej në listën e të grumbulluarëve Leutrim Kryeziu. Disi e çuditshme pasi talenti shqiptar i tregoi të gjitha aftësitë e tij gjatë përgatitoreve, madje duke i shënuar edhe Interit në atë humbje 1-2. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top