You are here
Home > Kryefaqja > I përhershmi Rexhinaldo, Kukësi thyen skuadrën e Bledi Shkëmbit

I përhershmi Rexhinaldo, Kukësi thyen skuadrën e Bledi Shkëmbit

Sulmuesit e huaj bëjnë ligjin në kampionatin shqiptar, ndërsa këtë herë pritet të jetë sezoni që Rexhinaldo të luftojë deri në fund për të fituar “Këpucën e Artë”.

Futbollisti i Kukësit ka treguar një formë fantastike deri më tani në Superiore, duke shënuar thuajse në çdo takim. Verilindorët kanë fituar me rezultatin 0-1, në transfertë ndaj skuadrës së Teutës, që drejtohet nga Bledi Shkëmbi.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta të durrsakëve për të barazuar rezultatin, skuadra e Kukësit ka marrë 3 pikët e radhës që e ndihmojnë së tepërmi në objektivat e saj për titullin kampion. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top