You are here
Home > Bundesliga > I pari që hodhi hapin e madh nga Kosova, krenaria e Rashicës: Nuk erdha as nga Shqipëria!

I pari që hodhi hapin e madh nga Kosova, krenaria e Rashicës: Nuk erdha as nga Shqipëria!

Nëse flitet për një model të vërtetë të futbollistëve shqiptarë, atëherë Milot Rashica ka gjithë cilësitë dhe historinë për të qënë një i tillë. Flasim për lojtarin e parë që ka arritur në një kampionat të fortë, si ai në Holandë, duke dalë nga Kosova.

Në një intervistë të dhënë së fundmi nga ana e Milot Rashicës për mediat gjermane, cilëson pikërisht këtë fakt. Sulmuesi që tashmë luan me Werderin, arriti te Viteshe, madje pa dalë as nga Shqipëria. Kjo pasi nga kampionati ynë është paksa më e lehtë që të dalin futbollistët në Europë, pasi ka pasur edhe raste të mëparshme.

“Jam shumë krenar së bashku me familjen time. Unë jam ndër të parët që e bëra lëvizjen e madhe nga Kosova në një kampionat të madh, pa shkuar nëpër Shqipëri ndërkohë. Tashmë të gjithë tifozët më mbështesin.

Nuk e shoh veten si një yll, por ndoshta si një shembull për fëmijët që mund ta arrijnë si mua. Entuziazmi te tifozët e Kosovës tashmë është i madh, pasi biletat ndaj Bullgarisë u shitën për vetëm një orë”, u shpreh Rashica. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera

Leave a Reply

Top