I pari për të marrë përgjegjsinë e disfatës dhe i fundit për meritën, po tani?

Lorik Cana, ish-kapiteni legjendar i kombëtares shqipëtare, fatkeqësisht tashmë një “ish”, do të mbahet mend jo vetëm për bëmat e tij brenda dhe jashtë fushës së lojës, por dhe në konferencat e tij pas ndeshjes.

Kapiteni nuk i ka braktisur kurrë mediat, dhe ka mbajtur gjithmonë përgjegjsinë përpara tifozave, në të mirë e në të keq.

Sa herë kombëtarja shqipëtare triumfonte deklarata e Canës ishte e tillë: “Ia dolëm, por falë gjithë cunave të kombëtares. Nuk ishte meritë vetëm e imja”.

E në rast dështimi, kapiteni ishte ende më i adhurueshëm: “Nuk di çfarë të them, ndiej përgjegjsinë time kryesore për këtë disfatë”.

Pra sa herë kishte triumf, merita ishte e të gjithëve, e sa herë dështim, përgjegjsia e para ishte e tij.

Po tani? Tashmë, në kombëtare nuk ka më deklarata të tilla. Herë pas here bëhet me faj kundërshtari, albitri, fati e çdo gjë tjetër veçse një përgjegjsi personale, të drejtohet gishti diku.

Një anije pa një kapiten të tillë gjithmonë e destinuar të përmbytet…

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author