You are here
Home > Kombëtarja > I pandreqshmi Manaj! Iku koha e “Instagramit”, tashmë luan me karrierën dhe flakarit maskën

I pandreqshmi Manaj! Iku koha e “Instagramit”, tashmë luan me karrierën dhe flakarit maskën

Rei Manaj është transformuar tërësisht në këtë sezon. Nëse më parë jeni mësuar me një djalosh shqiptar që ishte i tërhequr pas “Instagramit” dhe jeta e kishte mbajtur me hatër, duke iu referuar aktivizimit me Interit në moshë të vogël, tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Te Albacete ky futbollist jo vetëm që është pjekur, por ka fituar edhe shpirtin e sakrificës. Gjithçka nisi që gjatë ndërrimit të viteve. Teksa të gjithë në Spanjë ishin të lumtur për mbylljen e një viti dhe që do të shkonin pranë familjeve të tyre, Manaj dukej i dëshpëruar për këtë fakt.

Ai u paraqit në stërvitje për tu përgatitur ndaj Granadas, dy ditë para kohës që ishte caktuar, duke qenë i vetëm dhe i pa shoqëruar nga asnjë prej lojtarëve të Albacetes. Së fundmi, në humbjen me rezultatin 2-0 ndaj Deportivos, Manaj u aktivizua në 10 minutat e fundit të takimit. Ai ka thyer rregullat e mjekëve, duke hequr edhe maskën e fytyrës. Një guxim i tepërt ky i sulmuesit shqiptar, që nëse do të pësonte një tjetër dëmtim, mund të mbyllet edhe sezonin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top