You are here
Home > Futbolli Shqiptar > I pagdhënduri Mazrekaj! Kalçeto dhe futboll amator, këtë herë e përjashton edhe Ferizaji

I pagdhënduri Mazrekaj! Kalçeto dhe futboll amator, këtë herë e përjashton edhe Ferizaji

Nëse Mentor Mazrekaj është duke vuajtur aktualisht, kjo vjen për shkak të natyrës së tij deri diku të pakuptueshme jashtë fushës së blertë. Gjithmonë ky futbollist që shkëlqente në fushën e blertë, do të gjobitej pasi jashtë saj kishte skandale të herë pas hershme.

Mazrekaj do të dënohej disa herë nga klubi i Partizanit, por edhe Prishtinës, pasi nuk mund të qëndronte dot jashtë futbollit, duke luajtur edhe në kalçeto. Për një lojtar profesionist, një gjë e tillë nuk mund të dërgohet as ndërmend, pasi rrezikon fizikun e tij për të humbur një takim kampionati, pasi mund të dëmtohet në një lojë miqësore të zhvilluar në kalçeto.

Këtë herë Mazrekaj ka luajtur në një ligë të futbollit të vogël dhe Ferizaj nuk e zgjat më shumë duke parë retrospektivën: “Përjashtim, sepse futbollisti nuk heq dorë nga huqet e tij”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top