You are here
Home > Futboll Bota > I mjafton vetëm një ndeshje me Hanoverin, talenti Mustafa i shënon ekipit të ish-kampionit të botës

I mjafton vetëm një ndeshje me Hanoverin, talenti Mustafa i shënon ekipit të ish-kampionit të botës

Vetëm një ndeshje i ka mjaftuar talentit shqiptar, Valdrin Mustafas, për të gjetur rrugën e rrjetës në Gjermani. Aktualisht pjesë e të rinjëve të Hanoverit, ka arritur të shënojë në fitoren 6-0 ndaj TSV Pattensen, që drejtohet nga ana e ish-kampionit të botës, Pep Mertescaker.

Mustafa la Kaiserslauternin në merkaton e janarit, pas shumë kohësh që ndodhej në këtë skuadër. Qëllimi i tij i vetëm padyshim që është debutimi me ekipin e parë të Hanoverit, që ndodhet në Bundesligë. Vetëm çështje kohe do të jetë, duke parë gjithë aftësitë që zotëron Mustafa dhe mënyrën e nisjes së kësaj aventure të re.

Nuk ka vend për panikë, sulmuesi 20-vjeçar e di mirë se kujt i përket. Në një intervistë për “Shqiperia.ch” pak ditë më parë, Mustafa do të shprehej qartësisht: “Kur do ta lë Shqipërinë? Atëherë kur do të lë futbollin”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top