You are here
Home > Futboll Bota > I mjaftojnë dy ditë, trajneri i Malagas mahnitet nga futbollisti i Shqipërisë

I mjaftojnë dy ditë, trajneri i Malagas mahnitet nga futbollisti i Shqipërisë

Keidi Bare është huazuar vetëm përpara pak ditësh drejt Malagas nga ekipi i Atletikos së Madridit.

Për shkak të mungesës së hapësirës, mesfushori shqiptar zgjodhi të shkonte drejt klubit që luan në një kategori më të ulët në Spanjë. Megjithatë edhe atje vendi nuk ishte i sigurt për Baren, që duhet ta nis aventurën nga ekipi i dytë.

Në prag të ndeshjes së kampionatit, trajneri i Malagas shprehet shumë i kënaqur me atë që Keidi Bare ka dhënë vetëm në dy ditë stërvitje.

“Ky djalë ka ardhur tek ne me entuziazëm dhe forcë të madhe. Bare ka sjellë konkurrencë, dhe të gjithë thonë se duhet të rrisin nivelin, pasi ata që vijnë nga pas, punojnë dhe shtyjnë shumë fort.

Ai ka qenë me ne vetëm për dy ditë, dhe ka shumë mundësi që të jetë pjesë e jona ditët në vazhdim. Edhe nëse nuk luan dot me ne, do jetë interesante ta shohim duke luajtur me të rinjtë. Bare ka një ritëm dhe intensitet të mirë, di të kontrollojë mirë topin” – u shpreh trajneri i Malagas, Huan Ramon Muniz. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top