You are here
Home > Kombëtarja > I fundit ishte Hans Peter Brigel, kësaj Shqipërie i rri përshtat një trajner gjerman

I fundit ishte Hans Peter Brigel, kësaj Shqipërie i rri përshtat një trajner gjerman

Një gjysme të paplotësuar, çfarë i mungon për të qënë një e plotë? Përgjigja është e lehtë, por ku ta gjejmë gjysmën tjetër? Këtu gjërat nisin të vështirësohen paksa, pasi formula e suksesit nuk është asnjëherë e thjeshtë.

Ndoshta ky është momenti që Kombëtarja të shkëputet nga historitë e “dashurisë” me trajnerët italianë. Për momentin, duke parë edhe futbollin në Europë sesi po evoluon, ideja e italianëve nuk është më e mira në qarkullim, megjithëse për ne shihet si e tillë.

Praktikisht Panuçi u largua nga fjalët e tij, menjëherë pas ndeshjes. “Këta janë lojtarët që unë kam, kjo është skuadra që unë kam”, tha ky trajner, mes një përgjigje shumë konfuze. Nëse krahasonim Shqipërinë me Turqinë dhe shihnim gjithë ekipet ku luajnë lojtarët e dy Kombëtareve, kuqezinjtë tanë do të dilnin më mirë.

Pra, futbollistët dhe elementët janë aty, por kërkohet një njeri që t’i vlerësoj siç duhet dhe të marrë më të mirën prej tyre. Ajo që mungon në këtë Kombëtare është disiplina dhe jo ajo e sforcuara. Disiplina nuk është përjashtimi i një lojtari sepse humb avionin, apo rrethimi i stërvitjes së Kombëtares, si të ishin duke u bërë shpikjet e fundit të NASA-s.

Rregulli fillon që me mënyrën sesi lojtarët duhet të reagojnë në fushën e lojës. Qetësia në kontrollin e topit dhe largimi i presionit nga lojtarët, janë arma kryesore për të luftuar me rivalët. Këtu vihet në idenë se për një sukses në këto kualifikuese të Europianit, Shqipëria duhet të hedh vështrimin edhe nga trajnerët gjerman.

Këta të fundit mbeten ekspertë të kësaj lloje disipline, ndërsa i fundit dhe i vetmi që Shqipëria ka pasur, ka qënë Hans Peter Brigel. Ky trajner ka lënë një shije të mirë për të gjithë tifozët shqiptarë, duke qënë gjakëftohtë në momentet e kërkuara, por më shumë shqiptar sesa edhe vetë ne, kur bëhej fjalë për të festuar, si në rastin ndaj Greqisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top