You are here
Home > Kombëtarja > I dha pasimin e golit Abazajt, flet sulmuesi Mariç: Ne vetëm 2-3 stërvitje kishim bërë bashkë

I dha pasimin e golit Abazajt, flet sulmuesi Mariç: Ne vetëm 2-3 stërvitje kishim bërë bashkë

Osijeku ka marrë një fitore të vështirë në ditën e djeshme, por me shumë vlerë, pasi ka mundur me rezultatin 1-0 Istrën.

Pas kësaj fitore, ekipi ku është transferuar edhe Kristal Abazaj gjatë merkatos së dimrit, vazhdon në ndjekje të Dinamos së Zagrebit. Debutim më të mirë nuk mund të kishte për lojtarin shqiptar, që brenda 11 minutave në fushë, ka shënuar me fanellën e re. Në lidhje me golin e lojtarit shqiptar, ka folur edhe sulmuesi i Osijek që i dha pasimin vendimtar Abazajt, Mirko Mariç. /Shqiperia.ch/

“Ne kemi bërë vetëm 2-3 stërvitje së bashku, por ai ishte në vendin e duhur. Unë thjeshtë i dërgova topin dhe ai shënoi supergol. Nuk mund të kishte debutim më të mirë. E dimë që bëm një ndeshje të mërzitshme, pasi kishim shumë probleme, por fillimisht kishim presionin e fitores”, u shpreh Mirko Mariç. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top