You are here
Home > Kryefaqja > I ardhur si media, surprizohet spanjolli në Kosovë: Më mirë makina me qera se…taksia!

I ardhur si media, surprizohet spanjolli në Kosovë: Më mirë makina me qera se…taksia!

Kohët e fundit, përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar një nga edicionet e saj më të mira sportive në historinë e futbollit. Pikërisht brenda pak vitesh, dardanasit arritën të kualifikoheshin në gjysëmfinale të “Ligës së Kombeve” dhe njëkohësisht prej 12 ndeshjesh ata nuk njohin humbje, si në miqësore, ashtu  edhe në ndeshje zyrtare.

Kjo gjë nuk mund të kalohej pa u vënë re edhe nga mediat e huaja, teksa fotografi spanjoll Pedro Rodrigez Galvez ka udhëtuar për në Prishtinë për të xhiruar një reportazh për përfaqësuesen e Kosovës. Pavarsisht kësaj, duket se është i pakënaqur me mundësitë që të krijohen në Prishtinë, pasi nuk kishte gjetur një mjet publik transporti nga aeroporti “Adem Jashari” për në qytet.

Kjo gjë duket se e ka zhgënjyer fotografin spanjoll, teksa ka publikuar edhe një status në profilin e tij të rrjetit social “Twitter”, ku shpjegon habinë e tij për mungesën e transportit publik dhe gjithashtu thekson faktin se është më ekonomike për të marrë një makinë me qera sesa të marrësh taksi në kryeqytetin e Kosovës.

“Zbrita në Kosovë. Gjëja e parë që më befason është se ishte e vështirë është për të gjetur një mjet transporti publik nga aeroproti në qytet. Zgjidhja e vetme për të shkuar atje është të marrësh taksi (35 euro) apo të marrësh një veturë me qera (30 euro). Zgjodha të udhëtoj nëpër rrugët e Kosovës” shkruan në “Twitter” Galvez./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top