You are here
Home > Futboll Bota > Hysaj te Chelsea? Presidenti i Napolit këndon për femrën londineze: Marina, Marina…Marina!

Hysaj te Chelsea? Presidenti i Napolit këndon për femrën londineze: Marina, Marina…Marina!

Një sezon aspak i mirë ky për mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj. Ky i fundit ka treguar se nuk mund të mbijetojë dot pa trajnerin e tij të preferuar, Sarrin. Te Empoli e gjeti pikërisht ky njeri, që e mori me vete edhe te Napoli, për ta dërguar në nivelet më të larta të futbollit europian.

Sarri largohet për te Chelsea, ndërsa Hysaj qendron gjysmë sezoni me Anchelotin te Napoli. Shkodrani jo vetëm që nuk mund të mbaj të njëjtin nivel në fushën e lojës, por është një dështim i vërtet për tifozët. Në një situatë të tillë, ribashkimi mes Hysajt dhe Sarrit duket vetëm çështje kohe. Në Angli dhe Itali janë të sigurtë se arritja e marrëveshjes për t’u zyrtarizuar, është vetëm një çështje kohe.

Opinioni i presidentit të Napolit, De Laurentis? Nuk është shumë e nevojshme dhe nuk ka kuriozitet për ta dëgjuar, pasi presidenti karizmatik i napolitanëve ka gjithmonë të njëjtën reagim: “Sa herë më përmendni Chelsean, unë di vetëm të këndoj: “Marina, Marina, Marina (duke iu referuar Marina Granovskaia, krahu i djathtë i presidentit Abramovich te Chelsea)”, është kjo mënyra e të shprehurit nga ana e De Laurentis, sa herë që interesat e tij përplasen me klubin anglez. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top