Hysaj mund të largohet në Janar, Napoli gjenë zëvendësuesin e tij…

Kontaktet e para për merkaton e Janarit kanë filluar të nisin që tani. Napoli duket se është i shqetësuar për krahun e djathtë të mbrojtjes. Elsejd Hysaj mund të nis një aventurë të re, ndaj, skuadra naloletane ka shfaqur interesimin e parë për zëvendësuesin e tij. 


Bëhet fjalë për kroatin e Atl.Madrid, Sime Vrsaljko. Ish-mbrojtësi i Xhenovës dhe Sasuolës është vendosur nën radarët e presidentit napoletan i cili ka pasur edhe një bisedë telefonike me madrilenët. 

Bisedimet zyrtare mes palëve kanë marrë një përgjigje të parë negative dhe se madrilenët nuk kanë ndërmend të ofrojnë shërbimeg e kroatit. 

Mbrojtësi 25-vjeçari aktualisht vlersohet me shumën 16 milion euro. Tentativat e Napolit janë serioze dhe pritet një kontakt i rradhës për të siguruar finalizimin e blerjes së Vrsaljko. 

Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply