You are here
Home > Kombëtarja > Hysaj: Me Kosovën është një derbi, ja fjalët e shkodranit për Ançelotin

Hysaj: Me Kosovën është një derbi, ja fjalët e shkodranit për Ançelotin

Shqipëria do të luajë në ditën e nesërme ndaj Kosovës, në takimin miqësor që vlen për t’u përgatitur për ndeshjet e “Nations League”.

Në konferencën për shtyp, mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj është shprehur se takimi ndaj Kosovës do të jetë i veçantë, duke e quajtur një derbi. Ndërsa sa i përket të ardhmes së tij, futbollisti shkodran ka thënë se nuk ka ende një ofertë konkrete në drejtim të tij.

“Po luajmë ndaj Kosovës dhe duam ta fitojmë këtë takim. E quaj si derbi, pasi jemi dy shtete afër njëri-tjetrit dhe do të japim maksimumin në ditën e nesërme. Kam shumë vite që luaj me Sarin, por mund të them se Napoli ka bërë një blerje shumë të mirë në pankinë, pasi Ançeloti ka fituar gjithçka.

Zërat e merkatos janë të tillë edhe për mua, pasi nuk di asgjë rreth të ardhmes, vetëm kam lexuar ato që janë përfolur. Te Napoli dhe Empoli kam luajtur shumë ndeshje, por mund të luaj edhe në krahun e majtë të mbrojtjes”, ka thënë Hysaj. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top