Hysaj luan ndeshje vendimtare, Championsi kalon nga Shaktari…

Në stadiumin “San Paolo” vendasit luajnë ndeshjen më të rendësishme të sezonit. Të besuarit teknikut Sarri kanë vetëm një mundësi, të mposhtin Shaktarin.

Napoletanët e gjejnë veten ngusht në Grupin F duke qendruan në vendin e tretë me vetëm 3 pikë të grumbulluar. Në diskutim qendron padyshim pjesmarrja e Napolit në fazën tjetër të “Champions League”.

Hysaj me shokë, janë plot 6 pikë larg vendit të dytë, i cili ruhet pikërisht nga Shaktar Donjesk. Ukrainasit fituan në ndeshjen e parë përballë napoletanëve me rezultatin 2-1. Kjo fitore u ka dhënë atyre një gjysmëbilete për në fazën tjetër. 

Praktikisht Napoli ka shance të favorshme për të kaluar në fazën tjetër me dy fitoret e mbetura në lojë. Fitorja e sotme do e afronte distancën në 3 pikë ndërsa një fitore tjtër ndaj hollandezëve të Fejnordit do e kalonte automatikisht në fazën 1/16. 

Shaktari ndeshjen e fundit luan ndaj kryesuesëve të grupit, Man.City, dhe vështirë se mund të sigurojnë pikë. Gjithçka tashmë mbetet në dëshirën e napoletanëve për të fituar apo për t’u mjaftuar me një vend në Europa League.
Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH 

About the author