You are here
Home > Futboll Bota > Hysaj kërkon ende të parin, qendër mbrojtësi i Napolit dopietë brenda 90 minutave

Hysaj kërkon ende të parin, qendër mbrojtësi i Napolit dopietë brenda 90 minutave

Gjithmonë më i kritikuari i tifozëve të Napolit është mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, por në kohët e fundit po preferohet nga trajneri Ançeloti si titullar i padiskutueshëm. I tillë ishte edhe në takimin ndaj Kievos, që u fitua në transfertë me rezultatin 1-3.

Por shkodrani nuk e ka gjetur ende golin e parë që në momentin që ka veshur fanellën e Napolit. Ndërkohë nga ana tjetër, qendër mbrojtësi i kësaj skuadre, Kulibali, ka shënuar dopietë ndaj Kievos. Padyshim që flitet për një mbrojtës të një kalibri të lartë, që përtej detyrave mbrojtëse, është edhe një rrezikshmëri konstante për kundërshtarët. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top