Hysaj kalon në Europa League, Napoli zhgënjen ndaj Feyenoord…

Ndeshjet e mbrëmjes së djeshme në Uefa Champions League kanë sjell jo pak surpriza për skuadrat që dukeshin pretendente për të kaluar më tej.

Surpriza më e madhe erdhi pikërisht nga grupi F, ku si për ironi të fatit, Napoli mposhtet në transfertë nga Feyenoord i vendit të fundit. Ndërsa ukrainasit e Shakhtar-it mposhtën kreun e grupit, Man.City. Skuadra e Sarrit udhetoi në Hollandë me motivë kryesor fitoren si dhe duke shpresuar se të besuarit e Pep Guardiolës do t’u jepnin një “dorë” duke mposhtur Shakhtar-in për të kaluar më tej.

Me gjithë hipotezat e krijuara, në fushë triumfoi shpirti luftarak, duke treguar se milionat e arabëve dhe teknika italiane qendrojnë ende të dobët ndaj tij.
Elseid Hysaj e nis edhe këtë herë nga krahu i majtë, tashmë i përshtatur prej kohësh në atë pozicion. Napoli tregohet më dinamik në pjesën e parë duke kërkuar fitoren minutë pas minute. Me një Hysaj në krah të pakalueshëm, skuadra shtynë së tepërmi drejt sulmit. Ndonëse italianët shënojnë shumë shpejt,(në minutën e 2-të), rezultati i tyre barazohet brenda pjesës së parë duke iu ulur edhe ritmin e lojës.

Nga krahu i tij shkodrani ishte i kudo ndodhur, sa në mbrojte e në mënyrë të menjëhershëm drejt e në sulm. Pas fillimit të pjesës së dytë italianët e ulin disi vrullin e tyre duke mos u organizuar si duhet në lojën e tyre. Ndërkohë që Shakhtar mbante rezultatin e pastër 2-0 ndaj Man.City, Napoli nuk gjenë forcën as për një fitore morali duke u ndëshkuar në minutat e fundit të takimit. 

Në fund të fazës së grupeve ekipi i Hysaj luan me shifrat. Në gjashtë ndeshje italianët kanë siguruar vetëm 6-të pikë. Në serinë e golave Napoli ka shënuar 11-të të tillë dhe duke pranuar po aq në portën e tij. 

Me vendin e 3-të në grup Hysaj zyrtarisht kalon në Europa League, aty ku e pret Etrit Berisha me Atalantën në rast përballje mes tyre. 

Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH 

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply