You are here
Home > Futboll Bota > Hysaj dhuron asist, tifozët e Napolit ironizojnë: Shiheni mirë! Tani e bën në 2062 pas kometës Halley

Hysaj dhuron asist, tifozët e Napolit ironizojnë: Shiheni mirë! Tani e bën në 2062 pas kometës Halley

Ditën e sotme Elseid Hysaj arriti të bëhej protagonist me klubin e tij, Napoli, teksa ka arritur të dhurojë një asis pas shumë kohësh. Legjionari i Kombëtares kuqezi shpesh herë është kritikuar për lojën e tij sulmuese në “Seria A”.

Me ardhjen e Ançelotit në krye të napoletanëve, Elseidi po merr më shumë iniciativën për të dalë jashtë gjysmëfushës të ekipit të tij. Me asisin e dhuruar ditën e sotme, që u shndërrua në gol nga Lorenco Insinje, Elseidi është rikthyer në qëndër të vëmendjes. Pas përfundimit të sfidës kundër Sasuolos, në drejtim të legjionarit kanë ardhur shumë komente, nga më të ndryshme të tifozëve, duke ironizuar atë pasim të dhënë në momentin e golit.

“Shiheni mirë atë që Hysaj bëri te pasimi për Insinjen. Herën tjetër ai do të dhurojë asist kur të vijë kometa Halley’s në 2062”, ishte njëri nga komentet për legjionarin në rrjetin social “Twitter”. Megjithatë ky  ishte vetëm një ndër ata që mund të veçonim, pasi kishte edhe shumë komente  të tjerë me ironizime nga më të larmishmet. /Shqipëria.ch/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top