Hysaj aspak bindës ndaj Milanit, vlersim jo i kënaqshëm për të…

Me tre pikët e arritur ndaj Milanit, Napoli, vazhdon revanshin e fitoreve të njëpasnjëshme. Ajo e mbrëmjes së djeshme ishte e rradhës për napoletanët me një Milan lehtësisht të thyeshëm.

Ndonëse kundërshtari vuante, Hysaj nuk ishte në formën e tij më të mirë. Nga krahu i djathë i mbrojtjes depërtuan shumë krosime dhe hyrje në zonë.

Bonaventura ja bëri disi më të vështirë mbrëmjen Hysajt duke e kaluar në disa dule edhe lehtësisht. Në një pjesë shkodrani vuan ndërsa në një tjetër ndjek aksionet nga krahu tjetër i fushës.

Përgjithsisht si Hysaj ashtu edhe mbrojtësi tjetër i krahut Mario Rui janë hasur në vështirësi ndaj kundërsulmeve. Në fund të takimit Hysaj vlersohet me notën 6.7 , me 6/14 dule të fituara, 3 faulle, 3 korsime të asistuara dhe 45 pasime të sakta.

Napoli dhe Hysaj vazhdojnë të qendrojnë në vendin e parë me 35 pikë ndërsa ndeshjen tjetër në kamiopnat udhëtojnë në transfertë përballë Udinezes.
Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author