Hyka e Ajeti, “top11” në Zvicër

Jahmir Hyka është rikthyer ai i zakonshmi, duke mahnitur te Lucerna. Të shtunën shtatshkurti i Kombëtares shqiptare shënoi 2 gola (5 gola në kampionat këtë sezon), në fitoren 3-0 të Lucernës kundër Vaduzit, duke qenë njeriu i ndeshjes.

Edhe e përditshmja prestigjioze Blick e ka vlerësuar formën e mesfushorit tonë, duke e përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Superligën zvicerane.

Megjithatë, nuk është Hyka i vetmi shqiptar në “top11”, sepse edhe Albian Ajeti tashmë po tregon gjithë cilësitë e tij te Sant Galleni.

Sulmuesi 19-vjeçar, i huazuar këtë verë nga Augsburgu, është kthyer në lojtar kyç tashmë dhe ishte vendimtar në fitoren e madhe 2-1 që Sant Gallen arriti të dielën ndaj Sionit.

Vëllai më i vogël i Ajetëve përmbysi i vetëm ndeshjen, me dy gola të shënuar në pjesën e dytë, që e kanë ngjitur skuadrën e tij në vendin e gjashtë, ndërsa vetë Albiani ka shënuar 5 gola në 6 ndeshje që ka luajtur këtë sezon.

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply